Trajneri i shkarkuar nga Bayerni, Julian Nagelsmann, mund ta marrë drejtimin e Tottenhamit. Kështu ka raportuar të hënën “Sky Sports”. Trajneri gjerman ishte pjesë e një projekti afatgjatë te Bayerni, por gjithçka u shkatërrua brenda pak ditësh.
35-vjeçari Nagelsmann u shkarkua, ndonëse kishte kontratë me Bayernin për pesë vjet. Ai më herët ka drejtuar skuadrën e Leipzigut dhe Hoffenheimit.
Tottenhami është pa trajner pas largimit të Antonio Contes.