Julian Nagelsmann nuk do të jetë trajner i ri i skuadrës së Paris Saint-Germainit.
Mediat italiane dhe franceze kanë shkruar të shtunën se negociatat kanë dështuar, dhe tani PSG-ja është hedhur në kërkim të gjetjes së një trajneri të ri.
Luis Enrique apo Thiago Motta janë prej emrave më të përfolur.
Nagelsmanni ishte shkarkuar në pjesën e dytë të sezonit, dhe flitej se mund ta merrte drejtimin e Tottenhamit apo Chelseat.
35-vjeçari Nagelsmann si trajner e ka të fituar titullin e kampionit në Gjermani dhe dy Superkupa të Gjermanisë.
Që të dyja i ka arritur me skuadrën bavareze.