Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmanni ka qenë opsioni i parë për Chelsean

Chelsea ka qenë në kontakt me trajnerin gjerman, Julian Nagelsmann, vetëm pak kohë pas shkarkimit të tij nga Bayern Munichu.

Por, nuk është arritur marrëveshje me 35-vjeçarin. Menaxheri i Nagelsmannit, Volker Struth, ka bërë të ditur të mërkurën se ish-trajneri i Bayernit ishte opsioni i parë për ta marrë drejtimin e Chelseat.

“Ai ka qenë zgjedhja e parë sipas informatave tona. Besoj se do të ndodhte firmosja nëse ai do të dëshironte. Mund ta konfirmoj se Chelsea bëri telefonatën e parë pas largimit nga Bayerni. Ka pasur disa biseda”, ka thënë menaxheri Struth për “Bild”.

“Blutë” kanë vendosur që Mauricio Pochettino të jetë trajner i ri i skuadrës.