Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kthen sytë nga Nagelsmanni

Krerët e Napolit kanë kthyer sytë nga trajneri Julian Nagelsmann, i cili ka marrë ofertë edhe nga skuadra e Paris Saint-Germainit.

Napoli është në kërkim të një trajneri pas largimit të Luciano Spalletit dhe po e sheh Nagelsmannin si zgjidhje të duhur. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të martën se Napoli tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Nagelsmannit, i cili ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.

35-vjeçari ka disa muaj që është i papunë pasi u shkarkua nga Bayern Munichu, ekip që e udhëhoqi prej vitit 2021.

Para Bayernit, Nagelsmann ka punuar si trajner edhe te Leipzigu e Hoffenheimi.

Artikuj të ngjashëm