Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino në bisedime me Chelsean

Mauricio Pochettino ka zhvilluar të martën bisedime me drejtuesit e Chelseat. Raportohet se ish-trajneri i Tottenhamit ka gjasa të mëdha ta marrë drejtimin e skuadrës nga Londra.

Aktualisht, Chelsean po e drejton përkohësisht Frank Lampard.

Trajneri 51-vjeçar së fundi drejtoi Paris Saint-Germanin, ndërsa më herët ka punuar edhe tek Southamptoni dhe Espanyoli.

Chelsea nuk ka pasur edicion të mirë, përkundër përforcimeve të mëdha. Është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Premier League ka fituar vetëm 39 pikë. Është larg për të siguruar vend në katërshen e madhe.