Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino pranë shkarkimit

Mauricio Pochettino mund të shkarkohet këtë javë nga pozita e trajnerit nga Chelsea pasi tashmë është paralajmëruar. Mediumet britanike kanë shkruar të martën se Pochettinos i është dhënë ultimatum nga drejtuesit e klubit pas startit të dobët këtë edicion.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura deri më tani në Premier League, Chelsea ka tubuar vetëm pesë pikë pasi ka regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Mësohet se Pochettino duhet patjetër t’i fitojë dy ndeshjet e ardhshme për ta ruajtur vendin e punës.

Chelsea luan me Fulhamin dhe Burnleyn në udhëtim dhe Pochettino tashmë është paralajmëruar se duhet patjetër të arkëtojë pikët e plota për të vazhduar punën në krye të ekipit.

Ai mori drejtimin e ekipit nga Londra para fillimit të këtij edicioni dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.