Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea zyrtarizon Pochettinon

Chelsea ka konfirmuar Mauricio Pochettinon si trajner të ri të skuadrës. Ai do të marr drejtimin e skuadrës londineze në fillim të përgatitjeve për edicionin 2023/24, përkatësisht më 1 korrik. Marrëveshja është për dy vjet, ndërsa klubi e ka opsionin për një vit tjetër.

Pochettino 51-vjeçar ka punuar shumë vjet në Premier League, ndërsa ka drejtuar skuadra edhe në Spanjë e Francë.

Argjentinasi së fundi ishte te Parisi, ndërsa ka drejtuar edhe Totettnhamin dhe Southamptonin. Në Spanjë punoi tek Espanyoli. Chelsea ka pasur një edicion shumë të vështirë, me gjithë investimet e mëdha, dhe pret të kthehet në rrugën e sukseseve me Pochettinon.

Artikuj të ngjashëm