Mauricio Pochettino ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me skuadrën e Chelseat. Kështu është bërë e ditur të dielën nga mediume të ndryshme në Britani.
Në postin e shefit të shtabit teknik, Pochettino do ta zëvendësoj trajnerin e përkohshëm të Chelseat, Frank Lampardin.
Chelsean e drejtuan tre trajnerë në sezonin aktual. I pari ishte Thomas Tuchel, pastaj Grahm Potter dhe së fundi Lampard. Por nga sezoni i ardhshëm ekipin do ta drejtoj Pochettino, që më herët ka punuar edhe te Espanyoli, Southamptoni, Tottenhami dhe së fundi PSG-ja.
Artikuj të ngjashëm