Mauricio Pochettino është gjithnjë e më larg stolit të Paris Saint-Germain.
“Sport” bënë të ditur se trajneri argjentinas do të largohet në fund të edicionit pavarësisht se ka fituar titullin kampion.
Drejtuesit e klubit francez janë në kërkim të një trajneri të ri për ta zëvendësuar Pochettinon.
Përveç Zinedine Zidane dhe Antoni Contes në listën e dëshirave të parisenëve është e ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.
Për trajnerin e ri klubi francez thuhet se do të vendosë në fund të këtij edicioni.
Pochettino ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.