Zinedine Zidane është pranë marrëveshjes për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain nga edicioni i ardhshëm.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit do të shkëpusin kontratën me trajneri aktual, Maurico Pochettino, dhe vendin e argjentinasit pritet ta zë ish-trajneri i Real Madridit.
Klubi francez ka nisur bisedimet me Zidane dhe thuhet se parimisht është arritur marrëveshja.
Pochettino do të largohet nga parisienët përkundër se ka kontratë me klubin deri në vitin 2023.