Trajneri Mauricio Pochettino pritet të mbetet në krye të Paris Saint-Germainit edhe për sezonin e ardhshëm. Ishte vet Pochettino, ai që të martën tha se ka edhe një vit kontratë me Parisin dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi. Pochettino është kritikuar kohët e fundit, sidomos për eliminimin e Parisit nga Liga e Kampionëve. Madje, është përmendur se në fund të sezonit do të zëvendësohet me Zinedine Zidanen për shkak se në klub nuk janë të kënaqur me punën e tij.
“Kam edhe një vit kontratë me Parisin. Eliminimi në Champions ishte një zhgënjim i madh për mua dhe klubin”, tha Pochettino kur u pyet për të ardhmen e tij.
Trajneri argjentinas ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.