Paris Saint-Germaini u eliminua nga Liga e Kampionëve nga gjiganti evropian, Real Madrid, ndërsa në pikëpyetje u vu menjëherë e ardhmja e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.
Pochettino u bë trajner i parisienëve nga dy janari i vitit 2021, ndërsa ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Megjithatë, vendin e tij në fund të sezonit mund ta zë tekniku italian, Antonio Conte, ka shkruar të shtunën “Le Parisien”.
Sipas këtij mediumi, Conte u ka thënë zyrtarëve të PSG-së se do ta pranonte ofertën. Kontrata e italianit me Spursin skadon në vitin 2023 po ashtu.