Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka bërë të ditur se së shpejti do të takohet me pronarët e klubit parisien për të biseduar për të ardhmen. Trajneri argjentinas ka pak shanse për të qëndruar edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023.
Mediat franceze kanë bërë të ditur të dielën se krerët e klubit nuk janë të kënaqur me punën e Pochettinos.
Drejtuesit e kampionit francez do ta shkarkojnë Pochettinon në fund të këtij edicioni, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm