Mauricio Pochettino do të vazhdojë të mbetet trajneri i Paris Saint-Germainit.
Sipas “The Athletic”, drejtuesit e klubit parisien, pavarësisht rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kampionëve, vazhdojnë ta mbështesin trajnerin argjentinas.
Krerët e klubit francez thuhet se ia kanë bërë të ditur Pochettinos se do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën edhe në sezonin e ri.
Kontrata aktuale Pochettinos i skadon në vitin 2023 me Paris Saint-Germainin.
Nën drejtimin e trajnerit 50-vjeçar, PSG-ja është në pozitën e parë në elitën e futbollit francez me 71 pikë.