Mauricio Pochettino do të vazhdojë të mbetet trajneri i Paris Saint-Germainit.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit ia kanë dhënë besimin e plotë trajnerit argjentinas.
Trajneri 49-vjeçar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023.
Këtë edicion nën udhëheqjen e Pochettinos, PSG-ja në sezonin e ri është në pozitën e parë pas gjashtë ndeshjeve me 18 pikë.
Pochettino është pjesë e klubit parisien që nga viti 2019.