Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane do ta marrë drejtimin e PSG-së

Zinedin Zidane

Zinedine Zidane pritet të jetë trajner i Paris Saint-Germainit prej sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimit të “Le Equipe”, të hënën, tashmë është arritur marrëveshja mes krerëve të ekipit francez dhe Zidanet.

Zidane do të zyrtarizohet në krye të PSG-së në fund të këtij muaji, kur edhe përfundon sezoni në Ligue 1.

Ai në këtë post do ta zëvendësojë argjentinasin Mauricio Pochettino, i cili do të shkarkohet për shkak të dështimit në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në 1/8 e finales.

Zidane është i papunë prejse u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të shkuar, ndërsa Pochettino ka kontratë me Parisin deri në vitin e ardhshëm.