Pas Chelseat edhe Liverpooli është futur në garë për mesfushorin e Anglisë, Declan Rice raporton “Football Insider” të shtunën.
Liverpooli është në kërkim të një mesfushori dhe Rice po shihet si zgjidhje e duhur për këtë rol. Mësohet se trajneri Juergen Klopp po synon transferimin e Ricet në afatin kalimtar të janarit.
Rice është kapiten i West Ham Unitedit dhe ekipi nga Londra kërkon mbi 80 milionë euro për lirimin e tij. 23-vjeçari prej vitit 2017 është pjesë e ekipit të West Hamit dhe ka kontratë deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Këtë edicion, Rice ka dy asistime në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.