Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për Ricen

Pas Chelseat edhe Liverpooli është futur në garë për mesfushorin anglez, Declan Rice, ka shkruar të hënën “The Sun”.

Bëhet e ditur se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, po kërkon një mesfushor në afatin kalimtar të janarit dhe ka vënë në shënjestër Ricen.

23-vjeçari është kapiten i West Hamit dhe njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në kampionatin anglez. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Te West Hami për ta lënë të lirë Ricen po kërkojnë të paktën 80 milionë euro. Ai këtë edicion ka një gol e dy asistime në të gjitha ndeshjet.

Artikuj të ngjashëm