Liverpooli dhe Chelsea kanë hyrë në garë për mesfushorin e West Hamit, Declan Rice.
Sipas mediave angleze të dy klubet do të tentojnë transferimin e mesfushorit anglez që mund të largohet nga West Hami.
Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Manchester Unitedi.
Klubi londinez për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 80 milionë euro.
Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.