Sport

Rice dëshiron Arsenalin para Chelseat

Mesfushori Declan Rice është i interesuar t’i bashkohet Arsenalit para Chelseat. Kështu kanë raportuar të martën mediumet në Angli.

West Hami po shpreson ta bindë futbollistin e Anglisë të mbetet edhe më gjatë pjesë e tij.

Por, Rice dëshiron të kaloj në ndonjë skuadër që luan në Ligën e Kampionëve. Arsenali është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.