Sport

Liverpooli në garë për Ndickan

Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Evan Ndicka, bën të ditur “The Sun” të mërkurën. Francezi po shihet si përforcim i duhur në mbrojtje për Liverpoolin dhe ekipi anglez do të përpiqet ta bindë që të transferohet në “Anfield Road”.

23-vjeçari në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018.

Ndicka vlerësohet ndër mbrojtësit më të dalluar në Bundesligë, ndërsa Liverpooli është gati t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare për ta mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera.

Ndicka po kërkohet edhe nga Juventusi, Milani, Chelsea e Sevilla.