Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma interesohet për francezin Ndicka

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Evan Ndicka, raporton “Corriere dello Sport” të enjten. Ndicka po pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho, që po insiston në transferimin e tij gjatë janarit.

Roma tashmë ka nisur negociatat me Eintracht Frankfurtin, duke pasur parasysh se 23-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit. Roma është gati të paguajë rreth dhjetë milionë euro për Ndickan, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me ekipin gjerman dhe po synon që karrierën ta vazhdojë në një kampionat më të fortë.

Këtë edicion, Ndicka ka 11 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Frankfurtit prej vitit 2018. Ai po kërkohet edhe nga Juventusi e Milani.