Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndicka i bashkohet Romës

Mbrojtësi Evan Ndicka do të largohet nga Eintracht Frankfurti për t’iu bashkuar skuadrës së Romës gjatë kësaj vere.

Francezi 23-vjeçar te Roma do të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji me ekipin gjerman.

Madje, sajti “calciomercato” shkruan të martën se Ndicka tashmë ka arritur marrëveshje personale me Romën dhe pritet të prezantohet gjatë këtij muaji.

Ai me Romën ka firmosur kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen tek ekipi italian. Ndicka prej vitit 2018 ka luajtur në Bundesligë, ndërsa edicionin e fundit ka kontribuar me 2 gola e 1 asistim në 44 paraqitje në të gjitha garat për Frankfurtin.