Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma zyrtarizon Ndickan

Roma e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e mbrojtësit Evan Ndicka.

Ndicka, që është transferuar nga skuadra e Eintracht Frankfurtit të Bundesligës gjermane, nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin italian. 23-vjeçari ka impresionuar me paraqitje në pesë edicionet e fundit me klubin gjerman, duke zhvilluar 183 paraqitje në të gjitha garat.

Ai vendosi që të largohet nga Frankfurti si futbollist i lirë.

“Projekti i Romës, bashkë me historinë e klubit, më kanë shtyrë të vijë te kjo skuadër e një qyteti fantastik, që e do dhe jeton për futbollin. Mezi pres të luajë në ‘Stadio Olimpico’ para tifozëve të ekipit tonë dhe ta jap kontributin tim në arritjen e qëllimeve”, ka deklaruar Ndicka pas zyrtarizimit.

Artikuj të ngjashëm