Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona siguron Nidickan

Qendërmbrojtësi Evan Ndicka do të jetë përforcimi i parë te Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me 23-vjeçarin dhe ka firmosur parakontratë.

Ndicka te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin në fund të sezonit. Ai me Barcelonën, do të firmos kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes.

Francezi është pjesë e Eintrachtit prej vitit 2018, ndërsa është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Bundesligë. Këtë sezon ai ka regjistruar 29 paraqitje dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat për Frankfurtit. Ndicka karrierë ka bërë edhe te skuadra e Auxerret.