Mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka, ka pasur probleme me mushkëri të dielën në ndeshjen kundër Udineses në Serie A, ka thënë trajneri Daniele de Rossi.
24-vjeçari Ndicka kolapsoi në minutën e 72-të dhe ndeshja u ndërpre pasi ai u nxor jashtë fushës me barele.
Ai është liruar nga spitali të hënën.
“Problemi me mushkëri që pati ai përcillet me dhimbje të mëdha, por fatmirësisht, nëse mund të themi, ai nuk po vuan nga çka ne kishim frikë”, ka thënë De Rossi, shkruan “BBC” të mërkurën.
Ndicka iu bashkua Romës si futbollist i lirë nga Eintracht Frankfurti në vitin 2023 dhe është paraqitur në 19 ndeshje.
Kur ndeshja u ndërpre, rezultati ishte 1:1.