Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Roma e fiton ndeshjen që ishte ndërprerë më 14 prill

Roma - Serie A

Roma e ka fituar në minutat shtesë ndeshjen që kishte nisur më 14 prill, e që përfundoi të enjten mbrëma.

Roma mposhti në udhëtim Udinesen me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 32-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky ballafaqim u ndërpre në minutën e 72-të, për shkak se mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka, kishte kolapsuar në fushë, kur rezultati ishte 1:1.

Të enjten u zhvilluan 18 minuta plus shtesa.

Dhe pikërisht në minutat shtesë, Roma mori pikët e plota.

Roberto Pereyra dhe Romelu Lukaku kishin shënuar më 14 prill.

Ndërkohë të enjten, golin e fitores e realizoi Bryan Cristante, në minutën e pestë të kohës shtesë.

Roma me këtë fitore forcohet në vendin e pestë me 58 pikë, kurse Udinese ka 28 pikë në vendin e 17-të, dhe po lufton për mbetje në elitë.