Futboll

Roma fiton ndaj Udineses, e kalon Milanin dhe Napolin

Roma

Roma ka regjistruar fitore të rëndësishme të dielën mbrëma në “Stadio Olimpico” ndaj Udineses, në ndeshjen e xhiros së 11-të të Serie A të Italisë. 

Pas fitores 2:0, Roma tani e ka kaluar në renditje Milanin dhe Napolin. 

Roma në 11 ndeshje ka 24 pikë. Aktualisht është e para me dy pikë më shumë se Milani dhe Napoli. Interi nga ora 20:45 luan ndaj Lazios. 

Udinese mbetet me 15 pikë. 

Lorenzo Pellegrini nga penalltia dhe Zeki Celik në minutën e 61-të, i realizuan golat e fitores së rëndësishme.