Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në Itali luhet për vendet e Championsit

Interi

Interi e fitoi titullin në Serie A në xhiron e kaluar. Por, gara për pozitat e tjera të kreut është e fortë dhe janë të përfshira shumë skuadra.

Prej vendit të dytë ku është Napoli me 70 pikë, e deri te pozita e gjashtë në Serie A, ku është Como me 62 pikë, dallimi nuk është i madh.

Në garë për pozitat prej dy deri në katër janë edhe Milani me 67 pikë, Juventusi me 65 dhe Roma me 64. Katër pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Në Serie A në vikend do të zhvillohet xhiroja e 36-të. Pra janë edhe tri xhiro deri në fund.

Një gabim do t’ua zbehte gjasat skuadrave të kreut.

Napoli luan ndaj Bolognas të hënën nga ora 20:45, Milani ndaj Atalantas të dielën nga ora 20:45, Juventusi në udhëtim te Lecce të shtunën nga ora 20:45, ndërsa Roma i shkon Parmas të dielën në ndeshjen që nis në orën 18:00.

Edhe Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali Futboll Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali

Të dielën nga ora 12:30 luan edhe Como në udhëtim te Verona.

Verona dhe Pisa janë dy skuadrat që kanë rënë në Serie B, ndërsa Cremonese në pozitën e 18-të, që nuk e siguron mbetjen, i ka 28 pikë. Në vendin e 17-të është Lecce me 32 pikë. Cagliari i 15-i dhe Fiorentina e 16-a i kanë nga 37 pikë.