Derisa Interi e ka fituar titullin e 21-të të Italisë dhe Napoli e ka siguruar Ligën e Kampionëve, në xhiron e fundit janë katër skuadra që garojnë për kualifikim në elitën e futbollit evropian.
Katër ekipet e para kualifikohen në Champions.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani dhe Roma në vendin e tretë e të katërt i kanë nga 70 pikë. Këto dy ekipe do të sfidohen nga Como dhe Juventusi, që zënë pozitën e pestë e të gjashtë me nga 68 pikë.
Milani luan me Cagliarin të dielën nga ora 20:45. Po të dielën në këtë orar, Como luan në udhëtim te Cremonese. Derisa Cagliari i ka shpëtuar rënies me 40 pikë në vendin e 16-të, Cremoneses i duhet fitorja për ta shmangur rënien në Serie B.
Roma, që është pa humbje në gjashtë ndeshje, luan të dielën nga ora 20:45 në udhëtim te Verona, tashmë e rënë në Serie B.
Juventusi ndërkohë e luan derbin torinez. Edhe ndeshja Torino – Juventus luhet të dielën nga ora 20:45.
Edhe Lecce nuk e ka të sigurt qëndrimin në Serie A dhe lufton me Cremonesen. Lecce në vendin e 17-të i ka 35 pikë. Lecce – Genoa luhet të dielën në mbrëmje.