Futboll

Roma fiton dhe del në vendin e katërt

roma

Me fitoren 3:1 të hënën mbrëma ndaj Genoas, Roma është ngritur në vendin e katërt në tabelë.

Ndeshja Roma – Genoa i takoi xhiros së 17-të të Serie A italiane.

Matias Soule në minutën e 14-të, Manu Kone në minutën e 19-të dhe Evan Ferguson në minutën e 31-të shënuan golat e fitores për Romën, kurse golin e nderit për Genoan e realizoi Jeff Ekhator në minutën e 87-të.

Roma është në vendin e katërt me 33 pikë, tri më pak se lideri Interi.

Genoa zë pozitën e 17-të me 14 pikë.