Me fitoren e thellë 4:0 të hënën mbrëma ndaj Fiorentinas, Roma është ngritur në zonën që siguron paraqitjen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Evropës.
Ndeshja Roma – Fiorentina i takoi xhiros së 35-të të Serie A.
Gianluca Mancini në minutën e 13-të, Wesley França në minutën e 17-të, Mario Hermoso në minutën e 34-t dhe Niccolo Pisilli në minutën e 58-të, i shënuan golat e fitores së Romës.
Roma është në vendin e pestë me 64 pikë, kurse Fiorentina në pozitën e 16-të me 37 pikë.