Me gola të minutave shtesë, Roma ka fituar të dielën mbrëma ndaj Parmas në udhëtim, në xhiron e 36-të të elitës së futbollit italian.
Roma fitoi 3:2 ndeshjen me fund dramatik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoma mbetet fuqishëm në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Donyell Malen shënoi për Romën në minutën e 22-të, ndërsa Gabriel Strefezza i barazoi shifrat dy minuta pas pushimit.
Mandela Keita i Parmas në minutën e 87-të shënoi për 2:1. Ishte goli i Devyne Rensch që ia siguroi barazimin 2:2 Rmës në minutën e katërt shtesë. Por Roma fitoi penallti më pas, kurse për 3:2 realizoi Malen në minutën e 11-të shtesë.
Dy xhiro para fundit, Parma është e 13-ta me 43 pikë, pa objektiv për Evropë dhe e sigurt për qëndrim në Serie A.
Ndërkohë, Roma doli në vendin e pestë me 67 pikë.