Futboll

Roma mposht Milanin, mbetet në garë për “Champions”

Roma

Skuadra e Romës e ka fituar derbin ndaj Milanit në shtëpi me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së parafundit të Serie A.

Gianluca Mancini i kaloi në epërsi vendësit në minutën e tretë. Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 39-të me golin që e realizoi Joao Felix.

Leandro Paredes e shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 58-të. Golin e fundit e shënoi Bryan Cristante në minutën e 87-të.

Milani nga minuta e 21-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi sulmuesi Santiago Tomas Gimenez u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Roma me këtë fitore i mban gjallë shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. Roma ka 66 pikë në vendin e pestë. Katër pozitat e para dërgojnë në “Champions”. Në pozitën e katërt është Juventusi me 67 pikë.

Milani edhe zyrtarisht nuk ka arritur që ta siguroj një pozitë që dërgon në kupat evropiane. Milani ka 60 pikë në vendin e nëntë.