Pas dy barazimeve rresht, Milani ka fituar në derbin ndaj Romës që kishte dy fitore të njëpasnjëshme.
Milani fitoi 1:0 në ndeshjen e xhiros së 10-të të dielën në mbrëmje, dhe e kaloi Romën në renditje por ka pikë të njëjta.
Në vendin e tretë dhe të katërt, Milani e Roma kanë nga 21 pikë, sa ka edhe Interi në pozitën e dytë.
Lider është Napoli me një pikë më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Milanin në minutën e 39-të e shënoi qendërmbrojtësi Strahinja Pavloviq. Ai shënoi me asistim të Rafael Leaos.
Roma kishte mundësinë t’i barazonte shifrat në minutën e 82-të, por penalltinë e Paulo Dybalas e priti portieri Mike Maignan.
Ardon Jashari i sapo kthyer nga lëndimi ishte në bankën rezervë te “rossonerët”.