Milani ka pësuar humbje të dielën mbrëma në shtëpi nga Atalanta, 3:2.
Dhe me disfatën e pësuar në xhiron e 36-të të elitës së futbollit italian, Milani rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEderson në minutën e shtatë, Davide Zappacosta në minutën e 29-të dhe Giacomo Raspadori në minutën e 52-të, i shënuan golat e fitores. Për Milanin në minutën e 88-të shënoi Strahinja Pavloviq, ndërsa nga penalltia në minutën e 94-t shënoi Christopher Nkunku. Por, nuk e pati forcën që ta barazojë rezultatin.
Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë te Milani.
Milani mbetet në vendin e katërt me 67 pikë, aq sa ka edhe Roma pas fitores të dielën ndaj Parmas në udhëtim.
Në vendin e gjashtë është Como me 65 pikë. Juventusi është i treti me 68 pikë, ndërsa Napoli i dyti i ka 70 pikë. Napoli e pret Bolognan të hënën në shtëpi.
Asnjëra prej vendit të dytë deri në vendin e gjashtë nuk e ka të sigurt avancimin në Ligën e Kampionëve.
Deri në fund të këtij edicioni në Serie A kanë mbetur edhe dy xhiro.