Milani ka dëshpëruar tifozët e shumtë që i ka.
Të dielën mbrëma Milani humbi 2:1 në shtëpi nga Cagliari me rezultatin 2:1. Ishte ndeshje e xhiros së fundit të Serie A.
Me humbje Milani ra nga vendi i tretë në të gjashtin. Dhe nuk kthehet në Champions.
Pozita e gjashtë siguron vetëm paraqitjen në Ligën e Evropës.
Milani e përfundoi kampionatin me 70 pikë.
Alexis Saelemaekers e kaloi në epërsi Milanin që në minutën e parë. Gennaro Borrelli në minutën e 19-të dhe Juan Rodriguez në minutën e 56-të i shënuan golat e fitores për Cagliarin.
Cagliari përfundoi në vendin e 14-të.