Futboll

Dëshpëron Milani, barazon me Parman

Milani

Skuadra e Milanit ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në Serie A.

Milani të shtunën mbrëma barazoi 2:2 me Parman në udhëtim.

Kjo ndeshje i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit italian.

Alexis Saelemaekers e kaloi në epërsi Milanin në minutën e 12-të.

Milani shifrat i dyfishoi në minutën e 25-të me golin që e shënoi Rafael Leao.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Adrian Bernabe Garcia, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Parma rezultatin në 2:2 e barazoi në minutën e 62-të me golin që e shënoi mbrojtësi italian, Enrico Del Prato.

Te “Kuqezinjtë” në bankën e rezervistëve ishte Ardon Jashari.

Për Milanin ky ishte barazimi i tretë në katër ndeshjet e fundit.

Milani ka 22 pikë në pjesën e epërme të tabelës.

Parma e zë vendin e 17-të me tetë pikë.