Zachary Athekame ka realizuar gol në minutën e 93-të për t’ia siguruar një pikë skuadrës së Milanit.
Milani të premten mbrëma barazoi 2:2 me Pisan në kuadër të javës së tetë të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRafael Leao e realizoi golin e epërsisë për Milanin në minutën e shtatë.
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 60-të me golin që e shënoi nga pika e bardhë Juan Cuadrado. M'Bala Nzola në minutën e 86-të e kaloi në epërsi Pisan 2:1.
Por ishte mbrojtësi zviceran, Athekame, që krejt në fund të ndeshjes i barazoi shifrat.
Milani ka 17 pikë në pozitën e parë. Pisa e zë vendin e 18-të me katër pikë.
Pisa ende nuk ka shënuar fitore këtë edicion në kampionatin italian.