Eintracht Frankfurti e ka nxjerrë në shitje mbrojtësin Evan N’Dicka për afatin kalimtar të janarit. “Bild” bën të ditur të premten se për kartonin e tij, ekipi gjerman po kërkon 15 milionë euro.
Te Frankfurti kanë marrë këtë vendim, pasi N’Dicka ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.
Interesim për transferimin e tij, tashmë kanë shfaqur Arsenali, Tottenhami , Manchester Unitedi e Juventusi.
Francezi 23-vjeçar është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Bundesligë, ndërsa është pjesë e Frankfurtit prej vitit 2018. Këtë edicion, ai ka 18 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat.