Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekitike pritet t’i bashkohet Frankfurtit

Eintracht Frankfurti është afër që ta transferojë Hugo Ekitiken, 21-vjeçar.

Futbollisti ofensiv nuk ka pasur shumë hapësira te skuadra e Paris Saint-Germainit, dhe ai po e mendon kalimin në elitën e futbollit gjerman.

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, ai pritet të huazohet, ndërsa skuadra gjermane do ta ketë të drejtën e blerjes.

Ndërkohë, “Bild” i Gjermanisë ka shkruar të premten se Frankfurti është gati t’i shpenzojë 20 milionë euro për transferimin e tij.

PSG-ja e transferoi Ekitiken nga Reimsi për 28.5 milionë euro në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm