Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli prezanton Ekitiken

ekitike

Liverpooli e ka prezantuar të mërkurën sulmuesin 23-vjeçar, Hugo Ekitike. 

Ekitike që iu bashkua Eintracht Frankfurtit në vitin 2024 për 16.5 milionë euro, e kompletoi transferimin te kampioni i Anglisë për 95 milionë euro, pasi i kaloi edhe testet mjekësore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sezonin e tij të parë me Frankfurtin, atë 2024-25, Ekitike e mbylli me 22 gola e 12 asistime në 48 paraqitje. 

Frankfurti e siguroi Ligën e Kampionëve pasi përfundoi në vendin e tretë në Bundesligë. 

Ekitike është transferimi i radhës për Liverpoolin, që në këtë afat kalimtar ka transferuar edhe Jeremie Frimpongun, Milos Kerkezin, Giorgi Mamardashvilin dhe Florian Wirtzin.