Franca mori goditje të rëndë në prag të Botërorit.
Sulmuesi Hugo Ekitike pësoi këputje të tendinit të Akilit gjatë ndeshjes së Liverpoolit me PSG-në, të martën, dhe do të mungojë në Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
23-vjeçari Ekitike ka 17 gola këtë edicion. Ishte transferuar te Liverpooli në verën e kaluar nga Eintracht Frankfurti.
Ai mund të mungojë deri në nëntë muaj.
Për Francën, Ekitike i ka tetë paraqitje e dy gola.