Sulmuesi i Francës, Hugo Ekitike, do të mungojë në Kupën e Botës pasi ka pësuar këputje të tendinit të Akilit gjatë disfatës së Liverpoolit nga PSG-ja të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Ekitike e la fushën në “Anfield” me barelë në pjesën e parë.
Liverpooli është me frikë se 23-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të luajë as në fillimin e sezonit të ri.
Të enjten, Liverpooli nuk ka dhënë kohë të saktë për kthimin e tij në fushë.
Ekitike iu bashkua Liverpoolit nga Eintracht Frankfurti verën e kaluar. Ai ka qenë prej më të mirëve në sezonin e vështirë të Liverpoolit me 17 gola e gjashtë asistime në të gjitha garat.
Mungesa e Ekitikes vlerësohet goditje e rëndë si për Francën ashtu edhe për klubin e madh anglez.