Sport

PSG-ja nxjerr në shitje Ekitiken

Sulmuesi Hugo Ekitike do të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit në afatin kalimtar të janarit. “L’Equipe” të mërkurën ka njoftuar se Parisi tashmë e ka nxjerrë në shitje 21-vjeçarin dhe po pret ofertat e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij.

Ekitike nuk bën pjesë në planet e klubit, pasi këtë edicion ka vetëm nëntë minuta lojë në kampionatin francez. Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Ekitike iu bashkua Parisit vitin e shkuar nga Reimsi, ndërsa gjasat janë të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Thuhet se interesim për transferimin e tij, tashmë kanë shfaqur West Ham Unitedi dhe Crystal Palace.