Skuadra e Bundesligës gjermane, Eintracht Frankfurt, e ka huazuar sulmuesin Hugo Ekitike deri në fund të edicionit aktual nga skuadra e Paris Saint-Germainit.
Frankfurti e ka edhe opsionin e blerjes përfundimtare të tij, por duhet të shpenzojë 30 milionë euro.
21-vjeçari ishte kandidat për zëvendësimin e Randal Kolo Muanit që shkoi te parisienët, por lëvizja e tij në Gjermani dështoi në ditën e fundit.
Francezi Ekitike ka luajtur vetëm dy ndeshje me PSG-në në këtë sezon.