Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekitike dëshiron të mbetet te PSG-ja

Sulmuesi Hugo Ekitike dëshiron të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit edhe pas përfundimit të sezonit aktual, shkruan “FootMercato” të mërkurën. 20-vjeçari u huazua te Parisi nga Reimsi dhe këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe, por Ekitike është i vendosur të qëndrojë te klubi kryeqytetas për t’i dëshmuar vlerat e tij.

PSG-ja pritet që në fund të këtij sezoni ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 25 milionë euro, ndërsa Ekitike do të firmosë kontratë afatgjatë.

Ai ka kontratë me Reimsin deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa këtë sezon për Parisin ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 3 asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm