Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Hugo Ekitike, ka njoftuar të martën “Calciomercato”.
Mësohet se ekipi italian po bën gati ofertën për ta bindur Paris Saint-Germainin në lirimin e 20-vjeçarit në verë.
Për kartonin e tij, Milani është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro, pasi Ekitike po shihet si përforcim i duhur për sulmin.
Ai iu bashkua Parisit vitin e shkuar nga Reimsi dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
Në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon, Ekitike ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 3 asistime.
Artikuj të ngjashëm