Paraqitjet pozitive të sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, Jonathan Burkardt, kanë bërë që ai të tërheqë vëmendjen e disa klubeve nga Serie A.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Milani ka shprehur interesim që ta blejë kartonin e Burkardtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesit e Milanit do të tentojnë që në afatin kalimtar të dimrit ta sjellin në skuadër 25-vjeçari.
Burkardt është golashënuesi më i mirë deri më tani te Frankfurti. Në 13 paraqitjet këtë edicion në të gjitha garat ka nëntë gola dhe një asistim.
Gjermani Burkardt te Frankfurti u transferua në verë nga Mainzi për 21 milionë euro. Me Frankfurtin ka kontratë deri në vitin 2030.