Victor Boniface është afër që të transferohet te Milani, teksa Bayer Leverkuseni është duke e shqyrtuar ofertën e klubit të madh italian.
“Sky Sport” ka raportuar të mërkurën se është arritur marrëveshje personale me sulmuesin që ka pasur paraqitje shumë të mira në Bundesligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani pritet vetëm miratimi i klubit gjerman për transferimin e mundshëm të tij.
Milani javëve të fundit është interesuar edhe për shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Rasmus Hojlund.
Ai mund të transferohet te “rossonerët”, në rast se dështon transferimi i Bonifaces.
Sulmuesi 24-vjeçar nga Nigeria e mbylli sezonin e kaluar me 11 gola e dy asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.